Lajmet e fundit

World Monuments Fund (Fondi Botëror i Monumenteve) kërkon që Burgu i Spaçit të kthehet në një vend përkujtimor dhe të mos lejohet të shkatërrohet.
WMF duke dhënë alarmin për gjendjen e shkatërrimit të avancuar të këtij burgu të famshëm në Shqipëri, mbështet kthimin e Spaçit në institucion modern përkujtues.
Duke qenë se nuk ekziston asnjë burg tjetër për të kujtuar të dënuarit politik gjatë diktaturës në Shqipëri kjo i jep akoma më shumë rëndësi mbrojtjes së këtij vendi.
Burgu i Spaçit në vitin 1968 u krijua si Kamp Pune nga qeveria komuniste e Shqipërisë në vendin ku ndodheshin miniera bakri dhe kromi.
Në këtë burg mbaheshin intelektualët më të shquar të vendit të shekullit të 20-të.
Maks Velo, i cili u arrestua në vitin 1978 dhe u dënua me 10 vite burg në Spaç, e ka përshkruar burgun si “kampin më të tmerrshëm në Evropa dhe ndoshta në botë gjatë kësaj periudhe”.
Në vitin 1973, burgu i Spaçit u bë i famshëm nga revolta e të burgosurve si një nga momentet e para të rezistencës ndaj shtypjes së regjimit.
Pavarësisht kësaj, Spaçi vazhdoi si kamp pune deri në rrëzimin e Partisë Komuniste nga pushteti në vitet 1990.
Disa vite më pas, u braktis plotësisht. Sot, ndodhet në një fazë të shkatërrimit të avancuar ku çdo instalim atje është amortizuar, shkruan shqiptarja.com