Lajmet e fundit

Profesorët Julian Bejko dhe Dritan Karadaku, në një rrëfim për “Republikën e Spaçit”, dokumentarit ndryshe mbi vendin që është një pasqyrë e së shkuarës sonë…
Filozofia na bën ta shohim më thellë dhimbjen, duke e kuptuar atë. Dy profesorët e Shkencave Politike në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës, Julian Bejko dhe Dritan Karadaku, kanë gjetur një formë ndryshe ndërgjegjësimi mbi të shkuarën, me studentët e tyre.
Për të kuptuar e për të lexuar më mirë jo vetëm komunizmin, por gjithë krimet e bëra mbi dijen e shoqërinë në një kohë të caktuar, ata i ftuan studentët në një bashkëbisedim në Burgun e Spaçit.
Hapësira ku kaluan pjesën më të madhe të jetës jo vetëm njerëz të zakonshëm por dhe shumë personazhe të njohur të letrave tona, tashmë e shndërruar në një bosh të frikshëm, u kthye në një skenë ku dy profesorët gjetën mënyrën për t’i lënë studentët të vendosnin dorën në plagë, për të kuptuar historinë.
Gjithë këtë eksperiencë ata e sjellin në dokumentarin “Republika e Spaçit” e cila do të transmetohet sot në Muzeun Historik Kombëtar, ora 18:00.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/01/13/spac-rruga-nuk-eshte-harresa/