Lajmet e fundit

Vajza iraniane që u quajt si sozia e Angelina Jolie, ka shfaqur fytyrën e vërtetë.
Sahar Tabar e cila është 20 vjeçare ka qenë pjesë e pothuajse të gjitha mediave botërore me paraqitjen e cila gjatë kohë ishte diskutuar dhe mori dhenë në rrjete sociale, njofton Klan Kosova.
Tashmë sohia e Angelina Jolie, raportohet se pati realizuar 50 ndërhyrje kirurgjike vetëm për ta arritur atë që të duket si një version 'zombie' i aktores.
Në realitet ajo është zeshkane natyrale dhe ka sy kafe, por i modifikon fotot që të duket si ylli, buzët e saj janë shumë më të vogla sesa që duken në foto, hunda e saj është shumë e modifikuar me fotoshop si dhe përdorë thjerrëza për të ndryshuar ngjyrën e syve.
Vitin e kaluar kur foli per mediat ruse, Sahari pranoi se kishe operacione por mohoi se ishin 50 pasi pati thënë:
''Une as nuk mendoj të jem si Angelina Jolie. Gjithashtu, nuk dua të ngjajë as me karakterin e kartonëve si nusja kufomë''.