Lajmet e fundit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti nuk do të ketë marrëveshje me askënd për formimin e Qeverisë
"Faleminderit votuesve për konfirmimin e votave për LDK’në në Gjilan. Punuam për rritje, por arritëm në shifrën e afro 14 mijë votave.Por, të zhgënjyerit e koalicionit të PDK’së ndihmuan në ‘rritjen’ e VV’së edhe në Gjilan. Ne e respektojmë vullnetin e qytetarëve dhe vazhdojmë ta ruajmë dhe rrisim besimin tonë me ju".
"LDK konfirmon se nuk do të ketë asnjë marrëveshje apo bashkëpunim me ata që u treguan mosmirënjohës. Madje, as me ndërmjetësues nuk do të ulemi në tavolinë me ta.Nesër duhet të themi se si LDK e kemi ruajtur votën tonë, se do të mbajmë unitetin e koalicionit dhe se vendimet do t'i marrim pasi të certifikohen rezultatet".
"Sovrani nuk i dha askujt legjitimitetin ta formojë qeverinë, përkundër festave partiake. Ne vazhdojmë punën tonë në çdo sfidë.Uroj që Gjilani të ketë më shumë deputetë në Kuvend dhe të punojnë për Republikën e Gjilanin.Dhe, Gjilani nga nesër i kthehet punës, pastrimit nga posterët e slloganet zgjedhore, për ta normalizuar punën e qeverisjes lokale, duke e ruajtur besimin e mbi 60 për qind tuajin për punët komunale", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova