Lajmet e fundit

Agjensioni botëror Anti-Doping ka deklaruar që Rusisë duhet t’i ndalohet pjesëmarrja në lojërat Olimpike të kësaj vere, pasi që provat tregojnë që kjo e fudit ka pasur një program për doping të financuar nga qeveria për katër vite, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Të gjeturat tregojnë që është manipuluar me mostrat e urinës për kontrollin për lojërat Olimpike verore dhe dimërore që nga viti 2011 deri në gusht të 2015-tës.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtare do të vendos sot nëse dot e ndaloj përkohësisht pjesëmarrjen e Rusisë në garant Olimpike në Rio.
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë, Thomas Bach, do të mbaje një konference përmes telefonit me ç’rast dhe do të bëj publik dënimin.
Ndër të tjera ai ka premtuar që do të jap sanksionet më të rënda që ekzistojnë.