Pas përfundimit të dëshmisë nga Wesley Clark, gjeneral amerikan, për dy ditë me radhë dëshmoi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit, sot mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes.
Në kalendarin e Dhomave të Specializuara, thuhet se ky sesion do të fillojë në orën 14:00, raporton Klankosova.tv
Sot pritet të vendosen afatet për fjalët përfundimtare për gjyqin ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/fjalimi-i-fuqishem-i-wesley-clark-ne-hage-uck-nuk-ishte-terroriste-luftoi-per-liri/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.