02.03.2017 · përditësuar para 3440 dite1 min lexim
Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të dalë sot para gjykatës franceze në Colmar. Seanca pritet të fillojë rreth orës orës 09:00.
Sot pritet të merret vendimi përfundimtar, pasi kjo gjykatë në seancën e mbajtur me 9 shkurt, nuk vendosi përfundimisht për Haradinajn, njofton Klan Kosova.
Haradinaj është ndaluar nga autoritete franceze me 4 janar, bazuar në një fletë-arrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.
Ish-kryeministri i Kosovës dhe komandanti i Zonës së Dukagjinit, akuzohet nga Serbia për krime lufte, që nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.