Lajmet e fundit

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian pritet që të vendosin sot për të shpallur vendet e Ballkanit Perëndimor si vende të origjinës së sigurt me çka nënkupton kthimin e shpejtë të azilkërkuesve.
Sipas EUObserver, kjo është pjesë e një plani më të gjerë për të krijuar një listë të BE për vendet e sigurta të origjinës.
Komisioneri për Emigracionit, Dimitris Avramopoulos thotë se një koncept i gjerë i BE-së do të ndihmojë në trajtimin e kërkesave për azil.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur më shumë ballkanas kanë aplikuar për azil këtë vit sesa nga Siria, një vend në luftë, ku rreth 48.900 aplikime ishin nga Kosova, që mban rekordin, pasuar me 29.100 aplikime nga Siria, transmeton Mapo.al.
Deri më tani shtete të tilla si Austria, Belgjika, Çekia, Gjermania, Franca, Irlanda, Luksemburgu, Malta, Sllovakia dhe Britania kanë listat e tyre të vendeve të origjinës së sigurt.