Lajmet e fundit

Sot në orën 11:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kjo seancë u thirr mbrëmë vonë pas kërkesës së koalicionit PAN dhe AKR-së pas një takimi maratonik që patën me Listën Serbe.
Parlamenti që nga 3 gushti kur u thirr edhe seanca e parë nuk ka arritur të zgjedh Kryesinë e saj, për shkak të mungesës së votave të koalicionit fitues të zgjedhjeve, PAN, njofton Klan Kosova.