Në Kuvendin e Kosovës sot do të vazhdojë seanca e mbetur në gjysmë vitin e shkuar. Në seancën e cila fillon në orën 10, janë pesë pika të rendit të ditës. Më poshtë mund t`i gjeni pikat e rendit të ditës së kësaj seance: Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016 Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016, Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018, Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.●●●Shpërndaje këtë artikullSZSHKRIMI NGASh ZEditorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter