Lajmet e fundit

Në Bruksel sot dhe nesër do të vazhdojë dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit në nivel ekspertësh.
Me këtë rast, ata do të diskutojnë për gjendjen aktuale të dialogut, si dhe për zbatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe të marrëveshjes së diplomave, bën të ditur Zyra serbe për Kosovën,
Delegacioni i Beogradit, përveç përfaqësuesve të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë do të ketë edhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, raporton agjencia serbe e lajmeve "Tanjug", përcjellë Klan Kosova.