Lajmet e fundit

Në Bruksel sot do të vazhdojnë bisedimet në nivel ekspertësh në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka konfirmuar dje për Tanjug se në ditën e parë të bisedimeve , u diskutua për zbatimin e marrëveshjeve për telekomunikacionin dhe gjyqësorin, dhe se delegacionit serb me përfaqësuesit e BE-së edhe një herë ka diskutuar për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Temat e bisedimeve të sotme duhet të jetë telekomunikacioni dhe drejtësia.
Pritet që nesër deri kur është parashikuar të zgjasin bisedimet pritet të ngritet çështja e zbatimit të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, në mënyrë të veçantë marrëveshja për targa të automjeteve, transmeton Klan Kosova.