Lajmet e fundit

Ndonëse u tha se do të ketë takime shumë më të shpeshta në mes të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, një takim i tillë nuk pritet të ndodhë sot.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë për Klan Kosovën se sipas informacioneve që ka nuk është planifikuar që sot të ketë një takim mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.
Në ndërkohë, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thirrur në takim kryetarët e degëve ku temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet politike dhe pa dyshim edhe bisedimet për arritjen e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje.
Edhe pas takimit të fundit të liderëve [Albin Kurti dhe Isa Mustafa], të shtunën, u tha se janë pajtuar që të vazhdojnë takimet për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.