Lajmet e fundit

Në Gjykatën Themelore të Gjakovës pritte të shpallet Aktgjykimi për të akuzuarin për krime lufte nga Prokuroria Speciale, zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.
Ai akuzohet nga prokuroria se si komandant i Brigadës 121 të UÇK-së, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar, apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.
Në seancën e fundit gjyqësore, Limaj ka deklaruar se është i pafajshëm në lidhje me akuzat, duke u shprehur se ka qenë i bindur në pafajësi që nga fillimi.