Lajmet e fundit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Varfërisë.
Qysh nga viti 1993, njerëzit ndërgjegjësohen për nevojën e zhdukjes së varfërisë, jo vetëm në vend por në mbarë botën, transmeton Klan Kosova.
Një ndërgjegjësim të tillë bëjnë veçanërisht, vendet në zhvillim.
Organizata të ndryshme joqeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në agjendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë prioritet.
17 tetori i vitit 1987, është data kur më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris, për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme, urisë dhe dhunës, transmeton Klan Kosova.