Lajmet e fundit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios.
Pas një kërkese nga Akademia e Radios Spanjolle, më 20 shtator 2010, Spanja propozoi që Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s të përfshijë një pikë agjende për shpalljen e një Dite Botërore të Radios, njofton Klan Kosova.
Ndaj edhe u mor vendim që këtë ditë të festohet në gjithë botën Dita e Radios.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se radioja i bashkon njerëzit.
“Në një epokë të evolucionit të shpejtë të mediave, radio mban një vend të veçantë në çdo komunitet si një burim i arritshëm i lajmeve dhe informacioneve jetësore”.
Ndërkaq, në Kosovë Radio Prishtina për herë të parë, më 1945, filloi transmetimin nga antenat e vendosura në minaren e xhamisë së Sinan Pashës në Prizren. Pastaj, kjo radio u transferua në Prishtinë.