Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, sot do organizohen një serë aktivitetesh në vend.
Në kuadër të projektit “Pajtimi dhe Transformimi i Koniktit”, në qytetin e Mitrovicës, duke filluar nga ora 10:00, do të mbillen pemë, ndërsa mbahet një ceremoni në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.
Let’s Do It Kosova në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, nga ora 11:00 organizon aksion pastrimi në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Ndërsa në mesditë, Green Art Center (GAC) dhe Shkolla e Gjelbër, organizojnë aktivitet pranë shkollës së gjelbër në Prishtinë.
OJQ “Projekti 5 cent” duke nisur nga ora 14:00, bën mbjellja e 51 fidanëve në oborrin e ShFMU “Ibrahim Rugova”, në Obiliq. Mbjellja e fidanëve do të bëhet nga 51 pjesëtarët e FSK-së.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.