Lajmet e fundit

Në mbarë botën sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve e cila i dedikohet personave të moshës së tretë.
Më 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin si ditën e respektit global për të moshuarit.
Në shumë vende të botës, politikanët mbajnë fjalime, veçanërisht ata përgjegjës të departamenteve qeveritare që përqendrohen tek të moshuarit. Radiot, televizionet apo gazetat botojnë intervista me të moshuar për çështje të tilla si, arritjet që kanë bërë për të krijuar një shoqëri më të mirë.