Lajmet e fundit

Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet shqiptare kur të gjithë kujtojmë mësuesit.
Hapja e Mësonjtores së parë shqipe në Korçë në 7 Mars të vitit 1887, ishte arsyeja e kthimit të kësaj date në një festë për gjithë arsimtarët.
Për ta shënuar këtë ditë edhe në Kosovë do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me ç`rast Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës do të hapë ekspozitën “Arsimi shqiptar nëpër dokumente arkivore”.
Ndërkaq, në orën 11:00 ministri Arsimit , Arsim Bajrami, , do ta vizitojë Shkollën “Model” në Prishtinë. (Shkolla "Model", transmeton Klan Kosova.