Lajmet e fundit

Shënimi i 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari është duke vazhduar edhe sot me aktivitete të ndryshme, transmeton Klan Kosova.
Në ora 09:00 do te bëhen homazhe dhe vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz nga krerët shtetëror, ku më pas do të vendosen kurorash me lule si dhe do të vizitohet familja Jashari.
Ndërsa në ora 12:00 do të bëhen homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së.
Në ora 17:00 pritet të mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, të pranishmëve u drejtohen me fjalim presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.