Lajmet e fundit

Po shënohet Dita Botërore e Refugjatëve, e ky emër nuk është i panjohur për Kosovën.
Gjatë luftës së fundit, shumë banorë të Kosovës u detyruan të shkonin refugjatë në vendet fqinje apo më larg, njofton Klankosova.tv.
E me rastin e shënimit të kësaj dite, zyra e UNHCR-së në Prishtinë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) shfaqin instalacionin artistik “Solidariteti”.
Po ashtu nga ora 18:00, mbahet aksion rrugor "Gjurmë Kujtimesh" në nder të kësaj dite.