Lajmet e fundit

Koalicioni “Qytetarët për Maqedoninë” therët qytetarët sot në ora 18, masivisht të bashkëngjiten për të protestuar para shtëpisë së Nikolla Gruevskit, për ta porositur edhe njëherë zëshëm Nikolla Gruevskin “Nikolla, ik!”.
“Rikujtojmë qytetarët edhe kësaj radhe, me vete të marrin tiganë, lugë, dhe gjëra të tjera që bëjnë zhurmë, në mënyrë që të dëgjojë Gruevski dhe përfundimisht të kuptojë se duhet të largohet. Në qytetarët, do i tregojmë Gruevskit se nuk i kemi harruar veprat e tij kriminale, për të cilat duhet të përgjigjet” thuhet në kumtesën e “Qytetarët për Maqedoninë”.
Koalicioni informon se në protestën e sotme do të imitohen edhe bisedat kryesore nga bombat e Zaevit./Tetov1.com