04.03.2017 · përditësuar para 3438 dite1 min lexim
Në Prishtinë sot do të mbahet protestë gjithpopullore në mbështetje të Ramush Haradinajt, liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Protesta është organizuar nga AAK, ndërsa mbështetje ka marrë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, NISMA për Kosovë, Aleanca Kosova e Re si dhe nga organizata të tjera. Protesta pritet të fillojë në orën 13:00, tek Sheshi Skenderbeu në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Kjo protestë po mbahet pas seancës gjyqësorë ndaj Ramush Haradinajt, të cili i është shtyrë vendimi nga Gjykata e Colmarit në Francë deri më 6 prill.
Haradinaj është arrestuar me 4 janar nga autoritet franceze, bazuar në një fletë-arrest të lëshuar nga Serbia.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.