Lajmet e fundit

Kompania Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” organizon sot përurimin e Fabrikës për përpunimin e ujit në fshatin Shkabaj.
Ndërtimi i kësaj fabrike është projekti më i madh dhe më i rëndësishëm, që nga ekzistenca e KRU - Prishtinës. Ky projekt do i rrisë sasitë e ujit, ku faza e parë do jetë 700 l/s .
Ndërtimi i Fabrikës për përpunimin e ujit në Shkabaj ka arritur koston në vlerë prej 35 milion euro.
Financues të projektit janë: Qeveria e Kosovës me 5 milion, Komisioni Evropian me 5 milionë euro, Komuna e Prishtinës me 5 milionë euro, dhe 20 milion KRU”Prishtina” sh.a. i ka marrë kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim me ç’rast, garantuese e kthimit të saj është Qeveria e Kosovës, transmeton Klan Kosova.