Lajmet e fundit

Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” ka njoftuar se ka bërë gati të gjitha përgatitjet për aksionin e madh që organizohet sot në 30 komuna të Kosovës.
Hapja zyrtare e këtij aksioni do të bëhet në komunën e Prishtinës, duke filluar prej orës 10:00, tek shtëpia e shëndetit në lagjen Kalabria.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, secila komunë do bëjë hapjen zyrtare të këtij aktiviteti në të njëjtën kohë, duke filluar prej orës 10:00.
Kjo organizatë i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.
Poashtu gjatë ditës do të largohen edhe 150 deponi ilegale .
Aksionit të sotëm do t’i përgjigjen mbi 50 mijë vullnetarë, transmeton Klan Kosova.