Lajmet e fundit

Sot para një viti Republika e Kosovës zgjodhi ekonominë për t’iu kundërpërgjigjur politikës agresive të jashtme serbe.
Një ditë pasi vendi dështoi të anëtarësohej në Interpol për shkak të lobimit serb, Qeveria e Kosovës, mori vendim që për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina të ketë taksë 100 për qind, njofton Klan Kosova.
Propozimi erdhi nga ministri i Tregtisë, Endrit Shala, i cili kërkoi edhe që të largohen edhe të gjitha produktet ku shkruan “Kosova e Metohija” dhe gjeti përkrahje nga Qeveria.
Një historik të shkurtë njëvjeçar të taksës mund ta shihni edhe në këtë kronikë.