Lajmet e fundit

Sot, një grup prej rreth 30 çiklistësh nisën udhëtimin e tyre bamirës për herë të 3-të, në një distancë prej 500 km rreth e rreth Kosovës. Çiklistët u nisën nga Prishtina për në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Kamenicë dhe kthehen me datën 5 qershor 2016 përsëri në Prishtinë në ngjarjen përmbyllëse në Beer Garden (tek Kafet e Vogla në Prishtinë) në ora 18.00.
Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët është një ngjarje bëmirëse vjetore 3-ditore e çiklizmit përreth Kosovës për të ngritur fonde për fondacionin humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Kjo ngjarje u realizua me sukses në vitiet 2014 dhe 2015 dhe po rritet çdo vit.
Albion Hadri, njëri nga organizatorët e ngjarjes dhe çiklist ka thënë se janë shumë të kënaqur me numrin e pjesëmarrësve në këtë udhëtim çiklistësh.
"Kjo nuk është garë por aktivitet humanitar. Andaj lusim edhe kalimtarët dhe vozitësit e tjerë që na shohin gjatë udhëtimit këto ditë të kenë durimin dhe t’na mirëkuptojnë derisa kalojmë nëpër qytetet dhe fshatrat përreth Kosovës.” ka shtuar ai.
Ngjarja përmbyllëse e këtij akiviteti mbahet të dielën dhe është e hapur për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bashkangjiten në pritje të kthimit të çiklistëve në Prishtinë.
Në këtë ngjarje do të ketë edhe muzikë, shpërblime dhe aktivitete argëtuese në ngritjen e fondeve për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, transmeton Klan Kosova.