Lajmet e fundit

Në Kosovë sot nis Testi i Maturës Shtetërore 2018, në dy rajonet e para që janë përzgjedhur me short publik, Gjilani dhe Ferizaj.
Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë dy shkolla, “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj dhe “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.
Sivjet testi i maturës do të mbahet në katër regjione, në katër ditë të ndryshme, ku pyetjet e testit nuk do të jenë të njëjta, por do të jenë ekuivalente për nga vlera.
Për të shmangur çdo formë të kopjimit gjatë testit të maturës, komisioni ka marrë vendim që për nxënësit dhe për administruesit e testit të ndalohet posedimi i telefonit gjatë ditës kur do të mbahet testi.