Lajmet e fundit

Me rastin e 74-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, sot nga ora 12:00 në Agjencinë Shtetërore të Arkivave ë Kosovës, do të nis “Java e Arkivit të Hapur”, e cila do të zgjasë deri më 21 mars.
Në këtë edicion AShAK-u do të organizojë disa aktivitete, ku do të paraqitet puna e bërë në fushën e digjitalizimit në dy vitet e fundit.
Përgjatë pesë ditëve të kësaj jave do të ketë aktivitete, prezantime dhe workshope të ndryshme:
18 mars - Dita e teknologjisë në Arkiva “Nga letra te bota digjitale”
19 mars – Restaurimi dhe konservimi i dokumenteve “Ruajtja e trashëgimisë dokumentare për brezat e ardhshëm”
20 mars – Sistemi elektronik i menaxhimit të materialit arkivor, me moton “Arkivat në epokën digjitale”
21 mars – Dita e hulumtuesve dhe studiuesve, motoja e ditës “Arkivat-thesari i dijes”.
Poashtu, në hapësirat e Arkivit të Kosovës do të ketë vizita edukative për nxënës dhe studentë, në datat 17-21 mars, nga ora 09:00 -15:00, për tu njohur më nga afër mbi rëndësinë e arkivave në ruajtjen e trashëgimisë, transmeton Klankosova.tv.