Lajmet e fundit

Sot do të nis fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas e cila do të zgjasë deri me datën 16 dhjetor.
Kështu ka vendosur Komisioni Qendror Zgjedhor. Dy kandidatët që garojnë në balotazh kishin këtë përqindje. Ramiz Lladrovci, PDK: 45.4 % dhe Isa Xhemajlaj, Nisma për Kosovën, 26.19 %.
Në zgjedhjet në Drenas të drejtë vote kishin 52 mijë 569 votues, prej tyre votuan mbi 21 mijë në raundin e parë të zgjedhjeve.