Kampionati Botëror i xhudos për Senior nis sot në Budapest të Hungarisë dhe vazhdon deri më 20 qershor.
Për Federatën e Xhudos së Kosovës, kjo është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në këtë sport.
Në këtë ngjarje, Kosova do të prezantohet nga tre xhudistë: Distria Krasniqi (-52kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Akil Gjakova (-73kg).
FXhK njofton se në Kampionatin Botëror për Senior të xhudos garojnë më të mirët dhe pret 557 xhudistë nga 93 shtete, në përfaqësim të 6 kontinenteve.
Distria Krasniqi do të ndeshet të shtunën, Akil Gjakova të dielën, kurse Laura Fazliu të hënën.
“Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerët Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, kampionja që tani ndërton kampionë”, tha FXhK-ja.
Këtë ngjarje do të keni mundësi ta ndiqni sot në kanalin Sport1 të platformës më të madhe televizive shqiptare Artmotion, me fillim nga ora 18:00. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.