Lajmet e fundit

Vrasja mizore para ca ditëve e 4 vjeçarit Almir Aliu nga Kumanova nga maqedonasi Boban Iliç ka shkaktuar reagime të shumta dhe revoltë në Maqedoni.
Në disa fletushka që u shpërndanë në Kumanovë dhe nëpër rrjetet sociale, u thirr protesta për sot në Kumanovë, me fillim që do të fillojë në ora 15.00, shkruan Zhurnal.
Marshi protestues do të fillojë para gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë dhe do të mbarojë me bllokimin e rrugës ku ndodhen institucionet e gjykatës, komunës dhe stacionit policor.
Protestuesit kërkojnë drejtësi dhe dënim maksimal për Boban Iliç, i cili goditi me makinë 4 vjeçarin Almir Aliu bashkë me prindërit e tyre, në afërsi të ambulancës në qendër të qytetit në Kumanovë.