Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine duke filluar nga ora 17:30, në studio me gazetarin Kushtrim Sadiku do të jetë Rrahim Pacolli, Kryetari i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës dhe kryesuesi Grupit Teknik për Çështje të Sigurimeve.
Me Pacollin do të diskutohet për mos hyrjen në fuqi të marrëveshjes për Lëvizje të Lirë në mes Prishtinës së Beogradit.
Kjo marrëveshje është arritur në Bruksel me 23 qershor, dhe ishte paraparë që të fillonte zbatimin me 24 korrik.
Mirëpo, kabineti i Ministres për Dialog, Edita Tahiri ka njoftuar se kjo marrëveshje nuk ka arritur të implementohet në datën e përcaktuar për shkak se Serbia është e papërgatitur për implementim.