Këtë të shtunë do të vazhdojnë edhe duelet e javës së 31-të të Superligës Zvicerane të futbollit, ndeshja e cila do jetë ajo mes Lausanne dhe Basel që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 3 me fillim nga ora 20:30.
Baseli aktualisht mbanë pozitën e dytë në renditje me 43 pikë të arritura nga 30 ndeshje dhe ndonëse gjasat për titull i ka të shuara prapë se prapë detyrimisht kërkon fitoren për ta mbajtur këtë pozitë dhe për t'u kualifikuar në Evropa Ligë.
Teksa nga ana tjetër Lausanne janë të pestit me vetëm tre pikë më pak apo 40 sosh dhe do të kërkojnë të rikthehen në top 3 pozitat e para.
Basel ka fituar dy ndeshje të mëparshme kundër të njëjtit kundërshtar, teksa në një rast dueli është mbyllur në barazim.
Lausanne, 11-shja e mundshme startuese:
Diaw - Boranijasevic, Loosli, Nanizayamo, Flo - Bares, Kukurozovic, Puertas - Brazao, Bolingi, Mahou
Basel, 11-shja e mundshme startuese:
Linder - Widmer, Comert, Klose, Petretta - Zuffi, Frei, Kasami - Zhegrova, Stocker, Cabra
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.