Lajmet e fundit

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka udhëtuar dje drejt Brukselit bashkë me minsitrin e arsimit, Arsim Bajramin për të folur rreth çështjes së diplomave universitare.
Sipas një komunikate të Qeverisë, fokusi i bisedimeve teknike me Serbinë që mbahen sot dhe nesër është edhe liria e lëvizjes, kthimi i dokumenteve kadastrale dhe funksionimi i zyrave ndërlidhëse.
“Në këto takime, Qeveria do të paraqes qëndrimet e saj për problemet e krijuara nga Serbia në zbatimin e marrëveshjeve në fjalë si dhe do të kërkojë përshpejtimin dhe zbatimin e plotë dhe cilësor të këtyre marrëveshjeve duke theksuar rolin e Bashkimit Evropian si mjaft të rëndësishëm për konsolidimin dhe progresin e këtij procesi,” thuhet në komunikatën e ekzekutivit, transmeton Klan Kosova.