Lajmet e fundit

Prishtina dhe Beogradi kanë rinisur dje dialogun në Bruksel, në të cilin është diskutuar për implementimin e Marrëveshjes së Lirisë së Lëvizjes, Drejtësisë dhe Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM).
Në takimet që do të vazhdojnë sot do të diskutohet rreth Marrëveshjes për Asociacionin Serb, Energjinë dhe urën në Mitrovicë.
Kështu ka thënë dje zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kociançiq, pas takimit ndërmjet delegacionit të Kosovës, të udhëhequr nga Avni Arifi dhe delegacionit serb të prirë nga Marko Gjuriq, shkruan Zëri.
“Takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe konstruktive. Të dyja palët konfirmuan gatishmërinë e tyre për t’i rifilluar diskutimet mbi tema të ndryshme që u diskutuan sot”, ka thënë ajo.
Kocijançiq e ka cilësuar këtë takim si shumë të rëndësishëm.