Lajmet e fundit

Në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa pasdite pritet të ketë vranësira të dendura të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje derisa do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.