Lajmet e fundit

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-16 gradë Celsius.
Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëjnë të ditur se java tjetër parashihet të jetë më e ngrohtë, do të ketë dhe reshje shiu, të cilat në sasi do të jenë më shumë se këto që ranë dy ditët e fundit.