Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, do të ndajë sot çmimet në fushën e muzikës, “Niketë Dardani’.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet nga ora 13:00, në kabinetin e MKRS-së.
Më poshtë gjeni fituesit e këtyre çmimeve:
Çmimi për vepër vokale - instrumentale, i ndahet kompozitorit Mendi Mengjiqi.
Çmimi për vepër orkestrale - simfonike dhe koncertante i ndahet dy kompozitorëve: Ersan Januzi dhe Dafina Zeqiri Nushi.
Çmimi për vepër kamertale, u ndahet dy kompozitorëve: Kreshnik Aliçkaj dhe Valton Beqiri.
Çmimi për vepër korale me ose pa shoqërim instrumental i ndahet kompozitores: Dea Ahma.
Çmimi për vepër solistike dhe duo i ndahet kompozitorit Drinor Zymberi.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.