Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:00. Janë nëntë pika të rendit të ditës që do të shqyrtohen në seancën e sotme.
Në mesin e pikave të rendit të ditës është Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan.
Në rendin e ditës janë edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet BE dhe Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,etj.
Më poshtë rendi i ditës