III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill
2022:
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.
03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
- Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
- Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:
- Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
- Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj, 6 dhe 14 qershor 2022:
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.
VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e filluar më 16 qershor 2022:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
nr.04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.
06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-075 për Markat Tregtare,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-025 për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.
04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-
115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-137 për Pyjet,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-145 për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,
- Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e
vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ,
ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit,
- Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e
vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ,
ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,
- Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
- Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare,
- Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit,
- Përzgjedhja e kandidatit për një (1) anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të
Republikës së Kosovës,
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin
2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
VIII. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin