03.10.2016 · përditësuar para 3590 dite1 min lexim
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:30.
Gjatë kësaj mbledhjeje do të vendoset për seancën parlamentare të radhës në rendin e ditës së të cilës pritet të jenë 14 pika, transmeton Klan Kosova.
Ja rendi i ditës:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
Përgatitjet për seancën plenare:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-117 për Akreditim,
Shqyrtimi i dyë i Projektligjit nr. 05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës,
Shqyrtimi i Propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika,
13.Shqyrtimi i Raportit mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2015,
Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë së statistikave të Kosovës për vitin 2015.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.