Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës së kryesisë.
Sipas njoftimit për media, mbledhja e shefave të grupeve parlamentare do të nis në orën 12:00.
Ky është rendi i ditës
Pikat e bartura nga seanca e mëparshme:
Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (Raundi i II - votim i fshehtë),
Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie (votim i fshehtë),
Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,
Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,
Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundëshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Seancë e re:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit nr. 04-L-123 të Procedurës penale, (Me shmangie nga Rregullorja e Kuvendit)
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-122 për kontrollin e mbrendshëm të financave publike,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-123 për Inspektoratin Shëndetsor,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-121 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-031 për liritë fetare në Kosovë,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015,
Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a,
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.