Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot do ta mbajë takimin e dytë konsultativ për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.
Thaçi për herë të parë ka prezantuar idenë për këtë komision më 13 shkurt duke thënë se Kosova do të jetë i pari vend në rajon i cili merr një iniciativë të tillë, njofton Klan Kosova.
Thaçi atë kohë mes tjerash ka deklaruar se forumi që ka iniciuar, nuk mund të cilësohet si zëvendësim i gjyqësisë dhe as dialogut, por vetëm do ta ndihmojë procesin e normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë.