Lajmet e fundit
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare në të cilën, sipas njoftimit pritet të diskutohet vetëm për një pikë të rendit të ditës - shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ky propozim është bërë nga Qeveria e Kosovës dhe ndryshimi eventual i saj do t’i hapë rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Kjo gjykatë do t’i gjykonte vetëm pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime eventuale gjatë luftës në Kosovë.
Kundër themelimit të Gjykatës Speciale janë shprehur partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma si dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK, të cilët në të njëjtën kohë me fillimin e seancës do të organizojnë një protestë ku kundërshtohet themelimi i kësaj gjykate që dënon vetëm pjesëtarët e UÇK-së. Seanca fillon në orën 10:00.