22.03.2021 · përditësuar para 1959 dite1 min lexim
Sot duke nisur nga ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës – legjislatura e tetë.
Drejtoria për media e këtij institucioni ka publikuar rendin e ditës për këtë seancë që ka tre pika:
Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, Dhënia e betimit të deputetëve, 3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën me ç`rast ka siguruar 58 ulëse në Kuvend, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.