Lajmet e fundit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancën e jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit.
Seanca për rishqyrtimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 do të bëhet prej orës 11:00.
Rishikimi i buxhetit mund të kalojë me votat e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, që i dhanë mbështetje edhe në shqyrtimin e parë.