Lajmet e fundit

Komuna e Prishtinës sot do të lansojë sistemin elektronik për menaxhimin e subvencioneve për kulturë, rini dhe sport.
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë komunë, Besart Vllahinja tha për "Sytë 7" në Klan Kosova se sistemit elektronik do t`iu mundesojë qytetarëve të marrin përgjigjje më të shpejta pasi të aplikojnë për subvencione.
Vllahija shtoi se këtë vit, drejtoria me të cilën ai udhëheq ka planifikuara 260 mijë euro nderkaq disa prej tyre i janë ndarë teatrit "Dodona" dhe disa institucioneve të tjera kulturore.