Lajmet e fundit

Kosovo 2.0, Çohu dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit do të lansojnë raportin “Indikatorët e Medias”.
Bëhet e ditur se qëllimi kryesor i këtij studimi është të pasqyrohet gjendja e medias në Kosovë bazuar në 27 tregues të Këshillit të Europës, “Indikatorët për media në demokraci.”
Kjo analizë është kategorizuar në tri sektorë, të cilët mbulojnë të gjitha fushat e studimit për të mbledhur informata të rëndësishme mbi perceptimin e gazetarëve dhe lirisë së mediave: Liria e shprehjes dhe informacionit, korniza legjislative dhe rregullative si dhe pavarësia, siguria dhe transparenca" , transmeton Klan Kosova.