Lajmet e fundit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka njoftuar se sot do të lansohet agjenda “Drejtësia 2020”.
Sipas tij kjo agjendë dy vjeçare do të bëhet për të përmbyllur tranzicionin në sistemin e drejtësisë.
“Në dy vitet e ardhshme, institucionet e sistemit të drejtësisë, gjithsecili në veprimtarinë e vet dhe brenda përgjegjësive kushtetuese, duke respektuar në plotëni pavarësinë, neutralitetin dhe ndarjen e pushteteve, do të koordinohen për ta përmbyllur tranzicionin në sistemin e drejtësisë dhe për t’i siguruar atij kursin e progresit afatgjatë dhe të qëndrueshëm".
"Agjenda “Drejtësia 2020” që do të ketë partner të fuqishëm Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të jetë angazhimi më i madh që ka ndodhur nga institucionet vendore për ta materializuar shtetin ligjor, efektet e të cilit, qytetarët do t’i ndjejnë në përditshmërinë e tyre", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.